Kina akuzon ShBA-në se po përhapë panik për koronavirusin

Qeveria kineze ka akuzuar ShBA-në se po përhap panik rreth koronavirusit.
Reagimi i qeverisë kineze vjen pas vendimit të ShBA-së për të shpallur emergjencë shëndetësore publike si dhe vendimit për t’ua ndaluar hyrjen shtetasve të huaj që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit, shkruan BBC.
Më shumë se 17 mijë raste të virusit janë konfirmuar në Kinë, ndërsa kanë vdekur 361 persona.
Jashtë Kinës janë raportuar rreth 150 raste, prej tyre 1 vdekje në Filipine, përcjell /Periskopi/