Kim Kardashian: Shumë njerëz më këshilluan që të mos takohem me Trump, po nuk i rash pishman

Kim Kardashian: Shumë njerëz më këshilluan që të mos takohem me Trump, po nuk i rash pishman

Kim Kardashian ka thënë se nuk ndjen keqardhje për takimin me Presidentin Trump, sepse ai ka bërë ‘gjëra të mahnitshme’ për reformën në burg.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 39 vjeçe, u shoqërua nga burri i saj mbështetës i Trumpit, Kanye West dhe nëna e saj, Kris Jenner në takim, shkruan DailyMail.

Ndërsa ajo foli në Konferencën e “New York Times DealBook” të mërkurën, Kim tha se do të rrezikonte reputacionin e saj duke u takuar me Trumpin, për t’i ndihmuar në qëllimet e saj për të përmirësuar sistemin e drejtësisë penale.

Sipas Yahoo, ajo tha: “Unë përqëndrohem në reformën e burgjeve dhe Presidenti ka bërë gjëra të mahnitshme në reformën e burgut”.

Këshilltarët e Trump, Ivanka Trump dhe Jared Kushner caktuan vizitën me yllin e reallity show-t, dhe Kim tha që ajo e dinte saktësisht se ku po hynte.

Ajo tha se nuk kishte kuptim për të kur u këshillua të mos takohej me Trump.

Kim tha: “Unë isha si: nëse dikush mund të dalë nga burgu dhe ta kthejë jetën e tij përkundrejt reputacionit tim për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë – kur ka vetëm një person në këtë planet që mund të marrë vendimin dhe ai do të ishte presidenti – dhe kjo ishte madje një pyetje për median, që thjesht nuk kishte kuptim për mua”.

Nëna e katër fëmijëve, e cila aktualisht është duke u përgatitur për të marrë provimin e studimit juridik në Kaliforni, foli për hapjen e një firme juridike një ditë në të ardhmen.

Ajo tha: “Shpresoj që një ditë të krijoj një firmë që do të ndihmojë reformën në burgje. Do të më pëlqente të punësoja këta burra dhe gra që janë prapa hekurave, sepse ata e njohin ligjin më mirë se shumica e avokatëve”.

Kim, e cila paguhet për gjërat që publikon në rrjetet sociale për të promovuar marka të ndryshme, tha që tani i konsideron më shumë ofertat që merr.

Ajo tha: “Nëse unë kam një postim të paguar në rrjetet sociale mendoj: ‘Në rregull, mirë kjo mund të financojë sasinë e njerëzve që janë prapa hekurave, që mund të ndihmojnë në lirimin e tyre me tarifa të thjeshta ligjore që ata thjesht nuk mund t’i përballojnë, atëherë kjo do të ia vlente për mua, edhe nëse postimi mund të ishte i lirë dhe për një markë jo shumë të njohur.

“Unë me të vërtetë tani i peshoj gjëra më ndryshe se dikur”, ka treguar më tej Kardashian.

 

Shpërndaje në: