Kim Kardashian një nënë e përkushtuar, argëtohet me lojërat e fëmijëve
Ylli televiziv dhe një nga femrat më të njohura në botë, Kim Kardashian, ka një ndikim të madh në gjithë botën.
Secila paraqitje që ajo bën, merr vëmendjen e të gjithëve, për shkak të ndikimit që ajo ka si një nga personazhet më të popullarizuara nëpër mediat sociale.
Përkundër famës dhe pasurisë që gëzon, ajo është një nënë e përkushtuar ndaj 4 fëmijëve të saj.
Së fundmi ajo është parë pranë fëmijëve të saj duke u argëtuar përkrah tyre në lojërat për fëmijë.
Ajo dukej mjaft e lumtur që po i bënte ‘qejfin’ fëmijëve të tyre.