Kim Kardashian ndjek këtë regjim ushqimor për bel më të hollë

Kim Kardashian ndjek këtë regjim ushqimor për bel më të hollë

Kim Kardashian ka bel zilepsës. Është kaq i vogël sa të fut në dyshime. A mund të jetë natyrshëm kaq i vogël? Mos ka hequr brinjë? Ndonjë procedurë tjetër që s’e njohim? Të njëjtat dyshime kishte edhe shoqja e saj, Anastasia Soare, themeluesja e Anastasia Beverly Hills dhe e pyeti me shaka.

Në një video të postuar në Instagram Stories, Kim i shpjegon se belin e hollë ia atribuon veganizmit. “Mendoj se të qenit vegane më ka ndihmuar shumë,” thotë ajo dhe sheh veten. “Dukët shumë i hollë sot.”

Kim filloi të konsumonte vetëm ushqime me origjinë bimore në prill të 2019-s. Nuk konsumon as mish, as bulmet, as vezë.

Beli i Kim u kthye në qendrën e vëmendjes në maj, gjatë Met Gala. Fustani i dizenjuar posaçërisht për të nga Thierry Mugler kishte nevojë për një korse tejet të ngushtë. Rezultati është ky bel i frikshëm që është diskutuar me mijëra herë që nga ai moment.

Kim tha se korseja i shkaktoi dhimbje të jashtëzakonshme që s’i kishte përjetuar më parë dhe i la gunga dhe gropa në kurriz e stomak. Veshja u kritikua nga disa që e akuzuan Kim se kishte hequr brinjë për t’u dukur kështu.

Pra, veganizmi.

Shpërndaje në: