Kim Kardashian merr edhe një tjetër shqiptare në ekipin e saj

Kim Kardashian merr edhe një tjetër shqiptare në ekipin e saj

Kim Kardashian ka një grimer shqiptar dhe tashmë edhe për kujdesin e lëkurës së saj ia ka besuar një shqiptareje tjetër.

Përveç grimerit Mario Dedivanovic, tani Kim Kardashian ia beson përkujdesin për bukurinë e saj një tjerër shqiptareje.

Bëhet fjalë për Toska Husted, një esteticiene dhe eksperte për kujdesin e lëkurës së fytyrës.

Toska, e lindur në Kosovë, tani ka një qendër estetike të sajën në Amerikë dhe prej vitesh përkujdeset për fytyrat e yjeve më të famshme të Hollywood, përfshirë këtu edhe superyllin Jennifer Aniston, përcjell Gazeta Express.

Toska ofron shërbime të veçanta estetike dhe kjo ka bërë që revistat më prestigjioze ta bëjnë pjesë të shkrimeve të tyre.

E tashmë edhe Kim Kardashian, madje bashkë me nënën e saj Kris Jenner, kanë zgjedhur që Toska të jetë ajo e cila do të përkujdeset për lëkurën e fytyrës së këtyre personazheve.

Toska me ‘Toska European Center’ në Karolinën e Veriut, është një nder shembujt e shumtë shqiptarë që arrijnë sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjitha falë punë së palodhur.

 

View this post on Instagram

 

Her face is perfection! With @kimkardashian after her #toskatriplelift signature facial using all #biologiquerecherche products.

A post shared by Toska Husted (@toska_europeanspa) on

Shpërndaje në: