Kim dhe Kylie kanë tashmë një konkurrent të fortë në biznes: Kanye West

Kim dhe Kylie kanë tashmë një konkurrent të fortë në biznes: Kanye West

Kanye West ka në plan që të zgjerojë markën e vetë Yeezy (markë atletesh, bashkëpunim i Kanye-s me Adidas) dhe do të përpiqet të futet në industrinë e kozmetikës dhe parfumeve, ashtu si pjesa tjetër e familjes, me në krye Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Sipas dokumenteve të reja ligjore (via TMZ), kompania e Kanye-s ka kërkuar kohëve të fundit që Yeezy të mbulojë edhe produkte të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës. Bëhet fjalë për kozmetikë, zgjatime qerpikësh, maska për fytyrën, hidratues, vajra trupi, krem për depilim, produkte të kujdesit të flokëve, deodorant etj.

Nëse nisma e tij rezulton e suksesshme, Kanye do të vijojë në gjurmët e bashkëshortes dhe markës së saj KKW si edhe të kunatës, Kylie Jenner me kompaninë Kylie Cosmetics.

Nuk është hera e parë që reperi përpiqet të bëhet pjesë e industrisë së kozmetikës. Në 2017-n, Kanye paraqiti dokumentet e nevojshme për të zotëruar të drejtat për markën kozmetike Donda – si emri i nënës së tij – por asgjë nuk u finalizua. Këtë herë, nisur edhe nga suksesi i Yeezy, Kanye ka gjithë mundësitë që të konkurrojë bashkëshorten.

Burimi: TMZ, Cosmopolitan

Shpërndaje në: