Kika me akuza të rënda ndaj Beratit: S’jam puth me meshkuj për pak famë
Ka filluar një përplasje në rrjete sociale në mes të Kreshnik Husajt që në opinion njihet si Kika dhe Berat Xhelilit të “It’s my Love”.
Berat Xhelili, në një intervistë është pyetur se cili nga djemtë në “It’s my love” i pëlqen më shumë.
Pas kësaj pyetje ai është përgjigjur se për këtë çështje mund të flas më shumë Kika, sepse ai mund të flas vetëm për vajzat që i pëlqejnë në emision.
“Për atë kishe bo mirë me ftu Kikën edhe ai ta jep përgjigjen për mashkuj, unë ta jap për femra”, ka thënë Xhelili.
Pas kësaj deklarate të tij i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kikës që përmes Instagramit i ka dërguar një mesazh Beratit.
Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj konkurrentit të “It’s my Love”, duke thënë se ka disa gjëra e dallojnë atë me Beratin.