Kica-Xhelili: VV i pengojnë rreth 20 mijë votat e LDK-së nga diaspora, por jo Martin Berishaj që mbante votat lartë e poshtë

Kica-Xhelili: VV i pengojnë rreth 20 mijë votat e LDK-së nga diaspora, por jo Martin Berishaj që mbante votat lartë e poshtë

Doasa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka htënë se LDK mori rreth 20 mijë vota ne diasporë, ndonëse janë regjistruar 40 mijë.

Përkundër kësaj, ajo thotë se kjo serish po i pengon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga 40 mijë votues të LDK, të regjistruar e të deklaruar si votues tanët në degët tona në mërgatë, kanë votuar gjysma e tyre (rreth 20 mijë).  Tejet falënderues, megjithatë, ne kishim pritur më shumë! Degët e strukturat tona ishin angazhuar masivisht që në mërgatë t’i kthehej vota LDK-së, por arritëm përgjysmë rezultatin e synuar. Por, pavarësisht që na u realizuan vetëm gjysma, edhe kjo po i pengon partisë në pushtet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Por, Kica-Xhelili thotë se VV nuk i penguan votat në konsullata, ku 80% ishin për VV, e as nuk i pengoi Martin Berishaj që barte vota.

“Nuk i penguan 80% e votës për VV në konsulata; Nuk i penguan votat që i mbante lartë e poshtë Martini; Nuk i penguan fletëvotimet për VV pa vule, e as dyshimet mbi trenin bulgar në plot komuna; Nuk i pengonte Ministrja Gërvalla që përmes përfaqësive diplomatike organizonte tubime partiake; Nuk po i pengon as tani kur eksponentë të VV e burri i ministres së drejtësisë sorollaten nëpër QNR si në bashqe, e kërkojnë nga zyrtarët e LDK të dalin jashtë “për t’i dalë fer”, si rrugaqë që vetëm në institucione publike s’e kanë vendin”.

“Por ama, atyre po i pengon që rreth 20 mijë vota të mërgatës i mori LDK.  Epo ja, le t’i pengojnë; le t’i çmendin!  Vota e mërgatës për LDK do të mbrohet nga akuzat e pabaza, sikurse u mbrojtën votat e LDK nga eksponentë të VV që shanin e ofshanin nëpër QNR t’i anulonin votat tona me çdo kusht. Ngritja jonë prej 70 mijë votash është vetëm fillimi i ringritjes sonë! Dhe ata do të shajnë e ofshajnë për çdo rritje e ngritje tonën”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: