Kiara nis të qaj, emocionohet nga zëri i Luizit

Kiara nis të qaj, emocionohet nga zëri i Luizit

Kiara sonte ka veshur fustanin e bardhë, në një dasmë të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme në shtëpinë e BigBrotherVIPAlbania.

Shtëpia sonte është shndërruar në një sallë dasmash, pikërisht për Kiarën dhe Luizin.

Të njëjtët janë protagonistët e natës, ndërsa aty u vendosën edhe role si të vjehrrës, e të kunatave, motrave e familjarëve të tjerë.

Derisa Luizi iu bashkua këngëtarit Altin Shira, për të kënduar disa balada, Kiara nuk mbajti dot lotët.

Prezantuesja filloi të qaj pasi u emocionua nga këngët që këndonte Luizi.

Ndryshe pas shumë kërkesave, sonte Luizi mori edhe puthjen e Kiarës.

Dyshja u puthën pikërisht kur Kristi në rolin e priftit po i kurorëzonte ata.

 

Shpërndaje në: