Kia tërheq 500 mijë vetura nga SHBA

Periskopi.com Tech/Auto

Prodhuesi i Koresë së Jugut Kia ka tërhequr gjysmë milion automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve me jastëkët e ajrit.

Hetuesit federalë kanë parë një problem që pengon jastëkët e ajrit dhe rripat e sigurimit të reagojnë në automjete të caktuara Kia, si dhe në brendin Hyundai. Ky problem ka shkaktuar katër vdekje dhe gjashtë lëndime serioze në gjashtë incidente të mëdha të automjeteve Kia dhe Hyundai, transmeton KosovaPress.

Hyundai ka tërhequr rreth 600,000 automjete në dy sezone të ndara gjatë muajit shkurt dhe prill. Tani Kia ka të njëjtin problem me rreth gjysmë milion njësi. Këto janë disa modele të Forte Sedan dhe Forte Kuop 2010-2013, Optima 2011-2013. dhe Optima Hybrid, dhe Sedona mini-van 2011-2012.

Një problem i ngjashëm ishte edhe te Fiat Chrysler 2015 me rreth 1.4 milion automjete, gjithashtu në SHBA. Kia ka njoftuar se së shpejti do të saktësojë problemin dhe që nga korriku duhet ta zgjidhë atë.  Ditë më parë, Kia ka thirrur pothuajse 100,000 sedanë të ri për shkak të problemeve me dyer.