Kia elektrike EV6 që u përfshi në një aksident në Budapest u dogj e tëra

Ka pak informata rreth kësaj ngjarje të pakëndshme. Ajo që dihet është se Kia EV6, ndoshta edhe nga pakujdesia e vozitësit të automjetit, është përplasur me një pengesë në shiritin ku po lëvizte. Vozitësi është lënduar dhe është dërguar në spital në momentin e fundit.
Përndryshe, menjëherë pas aksidentit ka ndodhur një shpërthim i zjarrit në pjesën e përparme të automobilit. Aksidenti me gjasë dëmtoi një pjesë të sistemit të tensionit të lartë, gjë që shkaktoi shpërthimin e zjarrit, i cili pastaj u përhap me shpejtësi.
Njoftimet e para flasin për atë se Kia ishte një version AWD me motor elektrik në pjesën e përparme, i cili është shumë më i ndjeshëm ndaj goditjeve frontale.