Khabib refuzoi meçin 100 milionësh me Floyd Mayweather për shkak të premtimit që i kishte bërë nënës

Khabib refuzoi meçin 100 milionësh me Floyd Mayweather për shkak të premtimit që i kishte bërë nënës

Ish-kampioni i kategorisë së lehtë, Khabib Nurmagomedov refuzoi 100 milionë euro që do t’i fitonte nga një përballje me Floyd Mayweather, sipas agjentit të tij Ali Abdelaziz.

I sapo pensionuari, Nurmagomedov zbuloi dëshirën e tij për të boksuar kundër Mayweatherit, pas triumfit të tij në UFC 229 kundër McGregorit në tetor të vitit 2018, transmeton Periskopi.

Dhe sipas Abdelaziz, klienti i tij pati një ofertë pas pensionimit në tetorin e kaluar.

”Dy javë më parë, apo dhjetë ditë, Dana ëhite më telefonoi,” tha Abdelaziz.

”Ai tha ‘Georges St-Pierre më ka thënë se do të ndeshet me Khabibin në një meç pa tituj.

”Në një mënyrë ne kemi qenë duke e pritur Georges. Më pëlqen Georges. Ai ësht ëmiku im. Më pëlqen.

”Kemi qenë duke e pritur për katër apo pesë vite.

”Tash, ai tha: ‘Hey, Khabib është i pensionuar, unë jam i pensionuar. Çka nëse kthehem dhe ndeshem me Khabibin tash?’

”Por ju e dini, Khabibi pati ofertë 100 milionëshe pasi u pensionua të ndeshet me Floyd Mayëeather.

”Mund ta pyesni Floydin, mund t’i pyesni të gjithë. Khabib tha: ‘Jo, jam i pensionuar. I thashë nënës se jam pensionuar. Do ta mbaj fjalën që ia dhashë nënës. Nëse nëna ime më thotë të ndeshem përsëri, ndoshta do ta bëj. Por tani për tani, ajo më kërkoi të mos luftoj.”’ /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: