Khabib Nurmagomedov nënshkruan me skuadrën ruse të futbollit, pamjet tregojnë aftësi të mira

Khabib Nurmagomedov nënshkruan me skuadrën ruse të futbollit, pamjet tregojnë aftësi të mira

Ikona e UFC, Khabib Nurmagomedov ka nënshkruar kontratë profesionale me një skuadër ruse të futbollit.

Disa pamje që po bëjnë bujë të madhe nëpër rrjetet sociale tregojnë ikonën e UFC Khabib Nurmagomedov duke u stërvitur në futboll, përcjell Periskopi.

Khabib shihet të ketë një shpejtësi vrasëse për mbrojtësit e futbollit, por edhe goditje të forta me këmbën e djathtë.

Ish luftëtari i UFC ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Legion Dynamo, skuadër që luan në rangun e tretë të futbollit rus.

Më poshtë mund të shihni videon ku shihen aftësitë e 32 vjeçarit në futboll, të regjistruara si video më herët gjatë vitit. /Periskopi/

Shpërndaje në: