KGjK-ja pagoi më shumë se gjysmë milioni për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye

KGjK-ja pagoi më shumë se gjysmë milioni për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye

Mbi 728 mijë euro është shuma e paguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye në procedurë të rregullt para Komisionit për Kompensim Dëmi.

Ndërsa 142 mijë euro është shuma e përgjithshme që janë kompensuar personat gjatë këtij viti përmes procedurës gjyqësore.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, 227 qytetarë të dënuar ose arrestuar pa arsye, kanë bërë kërkesë për kompensim dëmi.

Gjatë këtij viti, ky institucion i ka shqyrtuar 197 kërkesa, ndërsa të tjerat janë të vitit paraprak.

Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 euro, ndërsa shuma më e vogël që është kompensuar për një person është 405 euro.

“Gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar dhe vendosur 247 kërkesa për kompensim dëmi. Janë shqyrtuar 197 kërkesa të ushtruara gjatë vitit 2024, ndërsa tjerat janë të vitit paraprak. Kanë mbetur të pa shqyrtuara 29 kërkesa për kompensim, 11 janë të pa kompletuara, ndërsa 18 janë ushtruar pas datës 15 dhjetor 2024, e të cilat do të shqyrtohen gjatë muajit janar 2025”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së për EO.

“Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 €. Gjatë vitit 2024 shuma më e madhe që është kompensuar për një person, është 405 euro. Gjatë vitit 2024, shuma që është kompensuar ndaj kësaj kategori është 728,048.00 euro në procedurë të rregullt para Komisionit për Kompensim dëmi. Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 euro. Gjatë vitit 2024 shuma më e vogël që është kompensuar për një person është 405 euro”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Shpërndaje në: