KFOR me stërvitje në Pejë, simulohet një ndërhyrje e Forcave të Reagimit të Shpejt për një operacion evakuimi

KFOR me stërvitje në Pejë, simulohet një ndërhyrje e Forcave të Reagimit të Shpejt për një operacion evakuimi

Komanda Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve për sigurimin e objektivave të ndjeshme.

KFOR përmes një njoftimit ka bërë të ditur se ky ushtrim është bërë me qëllim të ruajtjes së sinergjisë dhe nivelit të lartë të gatishmërisë.

Në këtë stërvitje janë përfshirë ushtarët kroat të Batalionit Kinetik të dislokuar në Komunën e Pejës, duke stimuluar një skenar të ndërhyrje së shpejt të Forcave të Reagimit të Shpejtë për të evakuuar një Ekip Monitorues Ndërlidhës.

“Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përfunduan sot një stërvitje të përbashkët evakuimi me operacione për sigurimin e objektivave të ndjeshme, me qëllim ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me homologët e tyre aleatë. Në veçanti, stërvitja përfshinte ushtarë kroatë të Batalionit Kinetic Perëndimor të Komandës Rajonale të dislokuar në komunën e Pejës, duke simuluar një skenar të ndërhyrjes QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) për të evakuuar një LMT (Ekipi Monitorues Ndërlidhës) italian.” – thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: