KFOR kryen stërvitje për kontrollin e turmave të trazirave
Ushtarët letonezë të KFOR-it kanë kryer së fundi trajnime për kontrollin e turmave të trazirave.
KFOR ka publikuar pamje nga kjo stërvitje.
Në fund, thuhet se këto janë përpjekje të misionit të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë.
“Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen trajnime për Kontrollin e Turmave të Trazirave së fundmi në poligonin e qitjes Kçiq/Kicic në Kosovë. Kryerja e trajnimit gjatë dislokimit në mbështetje të misionit të Forcave të Kosovës siguron gatishmëri operacionale dhe u mundëson ushtarëve të jenë të gatshëm për të kryer çdo mision.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.