KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska – Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin
Një draft-raport i publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), për sulmin në Banjskë ku thuhej se KFOR-i kishte negociuar largimin e terroistëve serb, kishte nxitur reagimin e KFOR-it.
E pask këtij reagimi, Grupi Ndërkombëtar i Krizave tashmë kaq ndryshuar atë pjesë të tekstit.
Teksti është ndryshuar sot më 28 maj, dhe thuhet se “gabimishit” ishte cekur pjesa që KFOR-i ka negociuar largimin e grupit të armatosur serb.
“Ky tekst u përditësua më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti gabimisht deklaroi se personeli i KFOR-it negocioi tërheqjen e grupit të armatosur serb nga bllokimi në Banjska”, thuhet në fund të artikullit të përditësuar.
ICG para se ta ndryshonte artikullin shkruante se “Nga frika e një gjakderdhjeje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit në pyjet përreth, nga të cilat ata u shkrinë. Kosova beson se deri në 200 luftëtarë të tjerë ishin fshehur në atë kohë në pyllin e dendur midis Banjskës dhe kufirit serb”.
KFOR-i pati reaguar menjëherë pas publikimit të këtij draft-raporti.
Në një deklaratë e quajti “raportim të pasaktë”, duke deklaruar se “në asnjë moment nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.
“Pasi u ftua për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i është koordinuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendusur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjskë erdhi pas një sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në maj të 2023-s, i cili rezultoi në plagosjen e 93 pjesëtarëve të personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda”, thuhej në reagimin e KFOR-it.
Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.
Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).
Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi.