KFOR-i italian kryen stërvitje kundër trazirave

KFOR-i italian kryen stërvitje kundër trazirave

Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim specifik i lejoi ushtarët e përfshirë të përmirësonin teknikat e tyre për zbarkimin nga helikopteri me pajisje të plota të kontrollit të turmës dhe trazirave, në mënyrë që të ishin menjëherë operacional për objektivat që do të siguroheshin, transmeton Periskopi.

KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë.

Shpërndaje në: