KF Llapi fton llapjanët të dalin në foto me Kupën e Kosovës

KF Llapi fton llapjanët të dalin në foto me Kupën e Kosovës

Llapi dhe kupa, duket që janë dy gjëra që nuk mund të ndahen lehtë.

Tahir Batatina bashkë me ekipin e tij kanë arritur ta fitojnë finalen e Supër Kupës së Kosovës të mërkurën në mbrëmje, duke arritur edhe që të sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionet Evropiane.

Përmes rrjeteve sociale, Llapi u çon mesazh tifozëve të tyre, duke i ftuar ata në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ për të bërë fotografi me kupën e Kosovës.

”Të dashur llapjanë. Kupa gjendet në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00 deri në ora 16:00 dhe kushdo që ka dëshirë të fotografohet me Kupë është i mirëseardhur. Ju mirëpresim!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, kjo kupë u çua edhe në xhami për ta falur FitërBajramin.

Shpërndaje në: