Kevin Spacey që u akuzua nga më shumë se 20 burra për sulm seksual i rikthehet aktrimit
Kevin Spacey, aktori që po përballet me një numër të madh akuzat pës sulme seksuale, pritet t’i rikthehet aktrimit me një rol të vogël si detektiv në një film italian.
Spacey, 61 vjeçar, do të luajë rolin e një zyrtari policor që po hetonte rastin e një burri që mund të vizatojë njerëz vetëm duke ua dëgjuar zërat, edhe nëse nuk ka mundësi t’i shohë dhe që gabimisht akuzohet për abuzimin seksual të fëmijëve, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
“Jam shumë i lumtur që Kevini pranoi të merrte pjesë në filmin tim,” i tha Nero, ABC Newsit. “Unë e konsideroj atë një aktor të madh dhe mezi pres të fillojmë vilmin.”
Spacey është parë pak e hiç në ekrane televizive prej vitit 2017 kur më shumë se 20 burra e akuzuan për sulme seksuale mes viteve 1995 dhe 2013. Ai i ka mohuar të gjitha këto akuza.
Ai u dëbua nga seria House of Cards e Netflixit pasi disa nga akuzat morën vëmendje të madhe. /Periskopi