Këtu keni 6 arsye BINDËSE përse nuk duhet ta mbyllni kurrë ditën pa lexuar disa faqe libri
Të lexuarit sjell jo pak përfitime për shëndetin mendor e emocional ! Një libër largon stresin por jo vetëm kaq. Të lexuarit, ashtu si ushqyerja apo aktiviteti fizik, forcon muskujt e trurit dhe përmirëson kujdesën dhe përqëndrimin. Living do të listojë 6 fakte interesante mbi procesin e të lexuarit:
- Leximi ul nivelin e stresit 68%, më shumë se të dëgjuarit muzikë apo pirja e një kafeje.
- Leximi ju bën më të ndjeshëm, kjo për shkak se truri i sheh gjërat që ndodhin në një këndvështrim tjetër dhe përpiqet të lidhë historitë e librave me ato reale, apo personazhet e librave me persona që i takojmë në të përditshem tonë.
- Të lexuarit shëben si një formë terapie. Kjo lidhet me faktin se teksa lexojmë ne shohim veten tonë tek personazhet e romaneve dhe vështirësitë me të cilat ata përballen.
- Të lexuarit rrit inteligjencën, imagjinatën dhe ju zhvillon fjalorin.
- Leximi përmirëson kujtesen dhe ul probabilitetin për tu kapur nga sëmundja e Alzheimer.
- Gjithashtu, të lexuarit ju ndihmon për një gjumë më të qetë, ndaj para se të flini lexoni gjithmonë disa faqe.