Këtu e keni linkun e meçit të madh në boks mes Furyt dhe Chisoras
‘Tottenham Hotspour Stadium’, sonte është arenë boksi, pasi në ring do të zbresin Tyson Fury dhe Derek Chisora.
Një përballje që pritet me shumë interes nga të gjithë të apasionuarit pas këtij sporti.
Kjo do të jetë përballja e tyre e tretë, ndërsa dy të parat, Fury ka arritur të triumfojë në fund, ndërsa Chisora ka humbur 12 herë në 45 ndeshje, duke përfshirë tre nga katër të fundit.
38-vjeçari luftoi për brezin “WBC” 10 vite më parë, duke humbur me pikë ndaj Vitali Klitschko.
Fury njoftoi në muajin prill tërheqje, tashmë është rikthyer, duke theksuar se ky është hobi i tij i preferuar, me 34-vjeçarin i cili pranoi se ky sport për të është më shumë se kaq dhe ndaj tij ka krijuar varësi.
Ky meç zhvillohet rreth orës 23:00.