Me këto ushqime do të mbani nën kontroll sheqerin tuaj në gjak
Ne nuk po e ekzagjerojmë kur themi se nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të jenë një çështje serioze e jetës ose e vdekjes, nivelet e vazhdueshme të sheqerit në gjak mund të jenë shumë të dëmshme për organet thelbësore të trupit si veshkat, mëlçia dhe zemra. Sulme të papritura në zemër, dëmtime nervore dhe verbëri, prandaj kontrollimi i sheqerit tuaj në gjak është thelbësor. Për fat të mirë ka shumë mënyra natyrore që mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll sheqerin tuaj në gjak.
1 – Boronica
Boronica është në krye të listës. Boronica rrit ndjeshmërinë natyrore të trupit ndaj insulinës që parandalon diabetin e tipit
2- Farat Chia
Fara Chia jo vetëm që mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak duke rritur ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës, por edhe ndihmon simptomat që lidhen me sindromën metabolike siç janë nivelet ekstreme të sheqerit në gjak pas ngrënies, pabarazitë në nivelet e kolesterolit dhe sheqerit të lartë të gjakut. Fara Chia është gjithashtu një agjent i fuqishëm anti-inflamator dhe përmban nivele të larta të fibrave, magnezit, hekurit, kalciumit, kaliumit dhe acidit folik.
3- Qershitë
Qershitë përmbajnë komponime kimike të quajtura anthocyanins, që reduktojnë prodhimin e insulinës me 50%.