Këto ushqime shkaktojnë akne
Shmangni ushqimet me sheqer dhe karbohidrate, që kanë indeks të lartë të glikemisë, që do të thotë se shkaktojnë rritje të menjëhershme të niveleve të sheqerit në gjak.
Nëse hani produkte me bazë djathore, shmangni ato që përmbajnë pak yndyra.
Hani sa më shumë ushqime bimore të shumëngjyrshme.
Disa nga të dhënat më të rëndësishme nga kërkimet janë përqendruar tek lidhja mes akneve dhe ushqimeve të pasura me glicemikë, si sheqer, bukë e bardhë, oriz i bardhë, pasta dhe karbohidrate të thjeshta.
Karbohidratet e përpunuara mirë kanë më pak ose aspak fibra dhe zakonisht shkaktojnë rritje të niveleve të sheqerit në gjak.
Dr. Aires thekson një studim të publikuar në muajin korrik tek revista “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” që tregon se dietat që përmbajnë ushqime me glicemi të lartë shkaktojnë zakonisht akne. Ndërsa teste klinike të ndryshme kanë provuar se kufizimi i këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në reduktimin e akneve si tek adoleshentët ashtu edhe të rriturit.
Shkencëtarët nuk janë të sigurt, por një arsye mund të jetë sepse ushqimet me glikemi të lartë nuk shkaktojnë vetëm rritje të niveleve të sheqerit në gjak, por çojnë edhe në formimin e hormoneve të ndryshme, si insulina, IGF-1 dhe hormoni i rritjes, që mund t’i përkeqësojnë aknet.
Dr. Aires rekomandon që të konsumoni ushqime të pasura me polifenolë, përbërës bimorë që ulin inflamacionin, shkruan albeu. Polifenolët gjenden më shumë tek ushqimet me ngjyra të ndezura, si manaferrat, çaji jeshil, vaji i ullirit ekstra i virgjër, erëzat, çokollata e zezë, perimet e gjelbra dhe vera e kuqe.