Këto tetë klube thuhet se janë tërhequr nga planet për Super Ligën Evropiane

Këto tetë klube thuhet se janë tërhequr nga planet për Super Ligën Evropiane

Në vrullin e shumë zhvillimeve, po spekulohet se Barcelona, Atletico Madrid dhe 6 klubet nga Premiliga kanë dhënë dorëheqjen e tyre nga Superliga.

Superliga, e cila u krijua të dielën zyrtarisht, nuk duket se do të zgjasë aq gjatë, kjo pasi shumë klube kanë njoftuar për dorëheqjen raporton NewYorkTimes.

Gazetari Ben Jacobs, njoftoi për largimin e Atletico Madrid prej ligës së re, ndërsa, gazetari spanjoll nga TV3CAT, Xavi Torres, ka njoftuar për largimin e gjashtë klubeve të Anglisë nga Superliga.

Presidenti i kësaj lige, Florentino Perez, njoftoi se gjithçka sa i përket ligës është në norma korrekte me kornizat ligjore, mirëpo pati shumë polemika mes tyre dhe UEFA-s.

Shpërndaje në: