Këto simptoma ju tregojnë që diçka po ndodh në organizmin tuaj

Këto simptoma ju tregojnë që diçka po ndodh në organizmin tuaj

 

Pa marrë parasysh që sëmundjet malinje shfaqen në mënyrë të qetë dhe të fshehtë, ekzistojnë simptomat të cilat mund t’ju tregojnë që në organizëm diçka e pazakonshme po ndodh.

Lidhur me këtë ekspertët tërheqin vërejtjen dhe tregojnë se cilëve tregues do të duhej kushtuar kujdes i veçantë, por edhe kur duhet të kontrolloheni te mjeku, transmeton Telegrafi.

Kur keni shumë, shumë etje

“Etja e tepruar si dhe urinimi i tepërt (në disa raste shfaqet edhe me humbje të pashpjegueshme në peshë) janë shenja serioze të diabetit, lloji 2, si te të rriturit po ashtu edhe fëmijët”, thotë Elizabeth Seaquist profesoreshë e Endokronologjisë në shkollën mjekësore të Minesotas.

E gjithë kjo në të ardhmen mund të shkaktojë edhe sëmundje tjera të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë edhe infarktin, pikën në tru, humbjen e të parit, si dhe disa forma të kancerit.

Gërhitja e zëshme

Një goditje në brinjë ndoshta do të mund ta ndalonte për pak gërhitjen tuaj, apo të dikujt që e keni pranë. Sikurse një çjerrë në det, gërhitja është një shenjë paralajmëruese e një gjendje mjaft serioze, e gjendje në gjumë, të ashtuquajtur apnea, nga e cila rrugët e frymëmarrjes bllokohen për një kohë, derisa ju jeni në gjumë të thellë.

“Njerëzit të cilët vuajnë nga ky çrregullim serioz i quajtur apnea kanë shtypje të lartë të gjakut si dhe janë më të rrezikuar nga sulmet në zemër dhe depresioni”, thotë kardiologjia Elizabeth Klodas. Ata po ashtu dyfish janë më të rrezikuar, ngase mund t’i zërë gjumi gjatë vozitjes. Humbja në peshë mundet ta shërojë përderisa trajtimet dentale dhe maskat për frymëmarrje mund të zbusin simptomat.

 

Çështjet e ereksionit

“Gjatë bisedës me burrin tuaj për ereksionin, apo edhe më keq, injorimi i këtij problemi mund të shkojë edhe më keq, sepse problemet me ereksionin mund të jenë simptoma paralajmëruese të sëmundjeve mjaft serioze si, hipertensioni, diabeti, e madje edhe problemet me palcën e kurrizit”, thotë urologu S. Adam Ramin.

Testosteronet e pakta, çrregullimet në gjëndrat tiroide dhe depresioni po ashtu e kanë peshën e tyre që nuk duhet injoruar.

Probleme me humbjen në peshë

Vështirësitë gjatë humbjes në peshë janë simptoma të zakonshme policistike, që njëherësh është edhe çrregullim hormonal që vuajnë një nga dhjetë gra. Fillon në moshën e pubertetit dhe kështu vazhdon me vite pa u diktuar fare.

Mund të kalojnë madje edhe dekada pa u vërejtur, derisa të fillojë shfaqja e akneve, rënia e flokut, menstruacionet e çrregulluara, apo thinja e flokut. Endokrinologu me ndihmën e disa testeve mundet ta zbulojë shkakun e nganjëherë me ndihmën e ultrazërit.

 

Shpërndaje në: