Këto shenja tregojnë se vagina jote është super e shëndetshme
Sot do të përqendrohemi tek e mira! Sepse gjithmonë themi “pse më kruhet/ djeg/ dhemb vagina?” dhe kur është e shëndetshme, s’na shkon mendja fare aty.
Gjithsesi, le të dalim aty ku duhet: Këto shenja tregojnë se vagina jote është super e shëndetshme:
1. Nuk ke asnjë ndjesi djegieje
Nëse prej kohësh nuk të shqetëson, do të thotë se je sjellë mirë me të.
2. Sekrecionet janë normale
Sekrecionet variojnë nga cikli yt, ndaj nëse nuk shoqërohen me djegie apo bezdi, janë krejt normale.
3. Aroma është standarde
Kur aroma nuk korrespondon me një erë të rëndë (që mund të jetë rezultat i një infeksioni), gjithçka është okay.
4. Tamponët futen pa shqetësime
Nuk krijojnë siklet dhe bëjnë punën e vet.
5. Nuk ke dhimbje gjatë apo pas seksit
Me pak fjalë, vagina jote është në formën më të mirë, ndaj rri e qetë.