Këto shampo nuk duhet t’i përdorni më kurrë, pasi po jua shkatërrojnë flokët pa e kuptuar

Këto shampo nuk duhet t’i përdorni më kurrë, pasi po jua shkatërrojnë flokët pa e kuptuar

Me siguri e keni të vështirë të gjeni një shampo të përshtatshme për llojin e flokëve tuaj, që t’i bëjë ata të duken me shkëlqim dhe të shëndetshëm. Ashtu si çdo produkt, edhe shampoja duhet të zgjidhet në varësi të nevojave të flokëve, por ka diçka për të cilën të gjithë bien në një mendje. Një shampo e mirë është një shampo pa sulfate.

Sulfatet janë shumë të dëmshme për flokët duke i bërë ata të ashpër dhe gjithashtu bashkë me papastërtitë heqin edhe vajrat natyrale e lagështinë për të cilat flokët kanë nevojë. Kjo bën që flokët të duken të thatë nga fundi dhe yndyrosen më shpejt në rrënjë.

Sulfatet janë përbërës që ndodhen në shumë produkte kozmetike, por nuk janë aspak të këshillueshëm kur bëhet fjalë për shampot. Për sa kohë të keni mundësi shmangini shampot që i kanë në përbërjen e tyre. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe t’i lexoni me kujdes përbërësit që ndodhen në to.

Për më tepër nëse skalpi juaj është i ndjeshëm, një shampo me sulfate do ta irritonte shumë lëkurën e kokës.

Shpërndaje në: