Këto produkte që i keni në shtëpi do ju ndihmojnë të zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale
Dhëmbët janë gjëja e parë që shumica e njerëzve vënë re tek ju dhe nëse janë të kuruar e duken bukur, do lini përshtypje të mirë. Megjithëse është goxha e vështirë që t’i mbash në formë të mirë pasi rutina e përditshme, ushqimet e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në dëmtimin e tyre, sipas ‘Times of India’ ka disa produkte që do ju ndihmojnë shumë.
Produktet që do ju rendisim më poshtë, do ju ndihmojnë të keni dhëmbë të fortë pa dëmtuar aspak strukturën.
Specat e kuq
Produktet e bulmetit
Luleshtrydhet
Portokalli dhe ananasi
Molla e kuqe
Soda e bukës
Brokoli
Të gjithë ushqimet e lartpërmendura ndikojnë në shëndetin e mirë të gojës dhe konsumimi i tyre do t’ju ndihmojë së tepërmi, përjashtuar këtu soda e bukës, e cila mund të përdoret direkt tek dhëmbët duke i masazhuar, por vetëm njëherë në javë.