Këto pritet të jenë dy gjysmëfinalet e Champions League
Është hedhur shorti i çerekfinaleve të Champions League, dhe sfidat nuk mund të ishin më të nxehta.
City do të luajë kundër Borussia Dortmundit, Porto kundër Chelseat, Bayerni kundër Paris Saint Germain dhe Real Madridi kundër Liverpoolit.
Por, është hedhur po ashtu edhe shorti i gjysmëfinaleve. Fituesi i ndeshjes City-Dortmund do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Bayern-PSG, ndërsa fituesi i ndeshjes Porto-Chelsea [pra, Chelsea] do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Real Madrid-Liverpool.
Chelsea nuk pritet të ketë punë shumë të vështirë përballë Portos, që shkaktoi befasi të madhe duke e eliminuar Juventusin në raundin paraprak.
Por, nuk është e qartë nëse Real Madridi do të mund të bëj diçka me Liverpoolin duke marrë parasysh formën e dobët aktuale. Liverpooli në anën tjetër ka nisur të këndellet, shkruan Periskopi.
Parashikimi më i mundshëm është që t’i kemi tre gjysmëfinalistë anglezë, Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean, së cilave mund t’ju bashkohet Bayern Muncheni që do ta pres PSG-në në formë jo aq të lartë.
City do të takohej me Bayern Munchen ndërsa Chelsea me Liverpoolin nëse arrijnë të dalin fitues nga ndeshjet respektive. /Periskopi