Këto janë veturat më të lira për vitin 2018
Këtë vit faza në skenë do të vijnë Renault Clio e re, Ford Focus, Volkswagen T-Cross, Shkoda Fabia dhe shumë modele tjera që pritet të tërheqin vëmendjen e adhuruesve të veturave.
Shikoni modelet e rekomanduara deri në 19.000 euro, transmeton KosovaPress:
Gjenerata e katërt e FIAT Punto do të ngjasojë në modelin Tipo. Ende nuk ka informacione se ku do të prodhohet. Çmimi i parashikuar – 10,000 euro.
Ford Ka vjen me ndryshim të dizajnit. Do të jetë rreth 1,000 euro më lirë se Fiesta. Çmimi i parashikuar 10,000 euro, transmeton Auto Bild.
Gjenerata e dytë e Dacia Duster arrin me një sistem multimedial të ri me një pamje 360 shkallë. Janë planifikuar dy variante benzinë dhe turbodizel. Çmimi i parashikuar – 12,000 euro.
Shkoda Fabia me maskë të re, e ngjashme me Superb, do të vijë me motor 1,0 litra dhe TDI 1,5 litra. Çmimi i parashikuar – 12,000 euro.
Peugeot 1008 vjen me motor standard prej tre cilindrash me fuqi deri 90 kuaj fuqi. Çmimi i parashikuar 12.500 euro. Renault Clio i ri do të jetë plotësisht i “rinovuar”, si nga enterieri, po ashtu edhe nga eksterieri. Vjen në versionin hibrid. Çmimi i parashikuar – 12.500 euro.
Gjenerata e dytë e modelit Peugeot 208 është zhvilluar në bashkëpunim me partnerin kinez Dongfeng. Vetura do të jetë 100 kilogramë më e lehtë se sa modelet paraprake, ndërsa për nga dizajni do të ndjekë modelin kompakt 308. Njësia e motorit do të jetë benzinë me tre cilindra dhe dizel me katër cilindra, ndërsa është i mundshëm edhe opsioni me elektromotor. Çmimi i parashikuar-12.900 euro.
Kia Cee’d do të vijë në versionet karavan dhe GT me performanca të përmirësuara. Gama e motorit do të disponojë me 90 deri 200 kuaj fuqi. Çmimi i parashikuar – 16.000 euro.
Suzuki Jimny dallon shumë nga modeli i vitit 1998 dhe do të jetë i fokusuar në praktikë dhe thjeshtësi. Çmimi i parashikuar – 16.000 euro.
Honda Jazz nga ana e përparme i ngjason modelit Civic, ndërsa risia është e ashtuquajtura paketa Dynamic me motor me tre cilindra 1.5 litra, me fuqi 130 kuaj fuqi. Çmimi i parashikuar – 16.400 euro.
Audi A1 vjen me pesë dyer, por jo në versionin kabrio. Kompania gjermane do të pajisë veturën me teknologjinë më të re kur është në pyetje sistemi multimedial dhe menaxhimi. Çmimi i parashikuar – 17.000 euro.
Toyota Auris – brezi i tretë- do të ndajë platformën me CH-R dhe Prius, dhe nga ana tjetër do të sigurojë të njëjtën teknologji. Planifikohet të merret edhe sistemi i ri hibrid nga Prius, ndërsa motori me 122 kuaj fuqi do të jetë në gjendje për të ulur konsumin deri nën tri litra. Çmimi i parashikuar – 17,000 euro.
VW T-Cross – version SUV i Polo është prezantuar në vitin 2016 në Gjenevë. Versioni më i fuqishëm do të jetë një motor benzinë me 2.0 litra me 200 kuaj fuqi në modelin T-Cross GTI. Çmimi i parashikuar – 18,000 euro.
Citroën C4 Cactus – një edicion i ri i kompaktit francez premton rehati më të madhe. Ka pamje elegante, më pak sipërfaqe plastike që e bën të duket si crossover. Çmimi i parashikuar – 18,000 euro.
Modeli Mazda 3 do të bazohet në konceptin KAI të muajit tetor 2017, i cili nuk është vetëm një studio dizajni, por edhe një hap teknologjik me motorin e ri Skyactiv X. Çmimi i parashikuar – 18,300 euro.
Ford EcoSport – modeli që “varros” B-Max merr më shumë se një përbërje të re. Do të ketë motor 1.5 litra naftë me 125 kuaj fuqi. Ford gjithashtu do të hedh në treg edhe versionin sportiv të linjës ST. Çmimi i parashikuar – 18,590 euro.
Ford Focus 2018 do të jetë rreth 50 kilogramë më i lehtë në platformën e re C2. Do të jetë i pajisur me të gjitha ato që grupi Ford posedon sa i përket menaxhimit, sistemit multimediale dhe vozitjes autonome. Çmimi i parashikuar – 19,000 euro.