Këto janë ushqimet që nxisin prodhimin e kolagjenit!
Kolagjeni është një komponent kyç i strukturave themelore të trupit të njeriut, një proteinë mjaft e rëndësishme që përbën rreth 30% të proteinave totale të trupit dhe 75% të proteinave të lëkurës.
Si rezultat, kolagjeni është përbërësi i rëndësishëm në formimin e lëkurës, muskujve, nyjeve dhe kockave. Për fat të keq, me rritjen e moshës niveli i kolagjenit ulet shpejt.
Nga mosha 25 e lart, nivelet e kolagjenit në trupin tonë fillojnë të bien në një normë prej rreth 1.5% në vit.
Gjatë procesit të maturimit dhe më vonë gjatë plakjes, gratë kanë tendencë për të humbur kolagjen në një normë më të shpejtë se sa burrat.
Fatkeqësisht, proteinat e rëndësishme varfërohen ndërsa vitet kalojnë, duke shkaktuar rrudha dhe shenja të dukshme të plakjes.
Lajmi i mirë është se kolagjenin mund ta rindërtoni në çdo kafshatë, duke pasur në vaktet e ngrënies ushqime që përmbajnë proteina si:
Specat e kuq: Vitamina C është e domosdoshme për furnizimin me kolagjen të trupit dhe ajo gjendet me shumicë tek specat e kuq. Kjo vitaminë është një antioksidues që promovon sintetizimin e kolagjenit. Në mungesë të vitaminës C në dietë, trupi nuk mund ta prodhojë kolagjenin në mënyrë aq efikase. Vetëm ½ kupë me speca të kuq siguron 158% të dozës ditore të vitaminës C. Burime të tjera të vitaminës C janë portokalli, kivi, specat jeshilë, luleshtrydhet dhelimoni.
Domatet: Të pasura në antioksiduesin likopen, domatet mund të mbrojnë furnizimin me kolagjen nga dëmet mjedisore. Një nga mënyrat si ne e humbasim kolagjenin ndërkohë që plakemi, përveç se prodhohet më pak, është si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe rrezet ultravioletë. Si pasojë e tyre përshpejtohet zbërthimi i kolagjenit. Likopeni mund të mbrojë lëkurën dhe ruajë nivelet e kolagjenit. Ky antioksidues gjendet gjithashtu tek perimet e kuqe dhe portokalli, si dhe tek shalqiri dhe qitroja.
Salmoni: Tashmë e dini që duhet të konsumoni peshk për të përftuar acidet yndyrore Omega-3 të shëndetshme për zemrën, por e dinit që këto yndyrna mund të parandalojnë gjithashtu formimin e parakohshëm të rrudhave dhe shenjave të plakjes në lëkurë? Salmoni është një burim shumë i mirë i tyre, konsumi i tij ul nflamacionin dhe parandalon zbërthimin e kolagjenit si pasojë e dëmeve mjedisore, ngjashëm me likopenin. Burime të tjera të mira të acideve yndyrore Omega-3 janë edhe avokado, bajamet dhe farat chia.
Patatet e ëmbla: Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, që mbron lëkurën dhe kockat. Vitamina A ndihmon edhe në zhvillimin e qelizave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në formimin dhe ruajtjen e kolagjenit në trup. Përveç patateve të ëmbla, vitamina A gjendet edhe tek karotat, pjepri, mango, kajsitë etj.
Farat e lulediellit: Farat e lulediellit janë të pasura në vitaminë E. Ashtu si antioksiduesit e tjerë, edhe vitamina E lufton radikalet e lira, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave dhe shenjave të tjera në lëkurë. Burime të tjera të mira të vitaminës E janë bajamet, lajthitë, gjalpi i kikirikut etj.