Këto janë ushqimet që luftojnë dhimbjen
Kur jeni të lodhur nga sëmundjet, duke përdorur shumë tableta për çfarëdo lloj sëmundjeje dhe dhimbja ju bën të ndiheni sikur jeni duke jetuar në farmaci, nuk është çudi që disa prej nesh më parë zgjedhin të durojnë një dhimbje koke sesa të marrim ilaçe kundër dhimbjes. Por a mund t’i luftoni sëmundjet me ushqim natyral – pa medikamente?
Derisa medikamentet shërbejnë për një qëllim ne kemi gjetur shkencën që tregon se mund të kemi disa efekte kundër dhimbjes përmes ushqimit.
Ja një listë e shkurtër e ushqimeve të tilla e përpiluar nga ekspertë të ndryshëm botërorë:
Xhenxhefili
I mirë për: fyt dhe dhimbje nyjash
Xhenxhefili nuk përdoret vetëm për lehtësim të dhimbjeve të stomakut dhe të ftohurat e zakonshme. Në fakt, xhenxhefili është i pasur me përbërës të ndryshëm që mund të reduktojnë dhimbjet e osteoartritit dhe të zbusin muskujt e lënduar.
Në studimin e bërë së fundi, njerëzit të cilët kanë marrë kapsula xhenxhefili çdo ditë për 11 ditë me radhë kanë pasur 25 për qind më pak dhimbje muskujsh sesa kur kanë bërë ushtrime për zgjatjen e muskujve (krahasuar me një grup të ngjashëm i cili kishte marrë placebo). Një tjetër studim ka gjetur se xhenxhefili po ashtu ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve osteoartritike të gjurit.
Salmoni
I mirë për: inflamacion të nyjave dhe stomak të trazuar
Studimet preliminare sugjerojnë se “omega – 3” mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të artritit reumatik. Dhe kjo nuk është befasi pasi që acidet omega-3 janë të njohura për aftësitë e tyre për të reduktuar inflamimin.
Përveç kësaj, acidet omega-3 po ashtu mund të zbusin dhimbjet e barkut të trazuar (sidomos kur shkaktohen nga stresi), sipas studimit të realizuar në vitin 2005 nga Scandinavian Journal of Nutrition.
Kafeja
E mirë për: dhimbje koke
Studimet tregojnë se 200 miligramë kafeinë – që ndodhen në rreth 450 gramë kafeje – ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës, duke përfshirë edhe migrenën.
Por duhet mbajtur në mend se mbështetja afatgjate në kafeinë mund të dështojë dhe përdoruesit e përhershëm të kafesë zakonisht kanë dhimbje koke kur ndërpresin kafeinën.
Sherbela
E mirë për: dhimbje fyti
Kur fyti juaj është i grithshëm dhe ju bën të ndiheni të irrituar, provoni të bëni një çaj nga gjethet e sherbelës. Ky është ilaç që rekomandohet edhe nga herbalistët dhe përkrahet edhe nga provat klinike.
Një studim i realizuar në vitin 2006 ka gjetur se efekti i gjetheve të sherbelës për lehtësimin e dhimbjeve të fytit është shumë më efektiv sesa hapat qetësues. /Telegrafi/