Këto janë të brendshmet që duhet t’i përdorni, kur visheni me të bardha!
Ardhja e stinës së verës, jo vetëm që ka sjellë temperatura të ngrohta dhe ditë me diell, por dhe shumë ngjyra. Garderoba jonë këto ditë ka nevojë për gjallëri dhe ngjyra. E duke u ndalur te këto të fundit, ndoshta ka ardhur koha t’i hidhni një sy garderobës dhe të përzgjidhni që tani veshjet që ju duhen për këtë kohë, ku sigurisht nuk mungon e bardha.
Në fakt është e pamundur të mos keni të paktën të palë pantallona, fund ose fustan të bardhë në pirgun e veshjeve tuaja. Por frika më e madhe e femrave kur bëhet fjalë për veshjet e bardha, nuk janë njollat të ngjitura pas veshjes, por si të zgjedhin të brendshmet e duhura.
Sigruisht që do të ishte çmenduri të guxonit me të brendshme të kuqe ose të verdha ndërkohë që keni veshur një fustan të bardhë ngjitur pas trupit.
Për shumë kohë keni besuar se për veshjet e bardha duhen gjithmonë të brendshme të bardha. Gaboheni!
Edhe pse mund të vishni një palë perizoma ose boksera, sërish do të dukeni.
Sipas ekspertëve të modës, të brendshmet në ngjyrë trupi (nude) janë zgjidhja ideale.
Nuk lejojnë që syrat kuriozë të shikojnë përtej copës së veshjes dhe ju japin një ndjenjë rehatie./periskopi.com