Këto janë simptomat serioze të dhimbjeve në kurriz

Këto janë simptomat serioze të dhimbjeve në kurriz

Dhimbja e kurrizit, veçanërisht dhimbja në pjesën e poshtme të tij, është një problem i zakonshëm që prek shumicën e njerëzve në një moment në jetën e tyre.

Shumica e rasteve nuk janë serioze, por ekspertët kanë zbuluar simptomat serioze ndaj të cilave duhet kushtuar kujdes.

Ekspertët kanë thënë se shumica e njerëzve që vuajnë nga dhimbja e kurrizit duhet të mbeten aktiv për të lehtësuar simptomat, transmeton KosovaPress.

Simptomat e dhimbjes së kurrizit, për shkak të të cilave duhet të vizitoni mjekun:

– Dhimbja e shpinës mund të shkaktojë ethe dhe djersitje që ju zgjon nga gjumi

– Vështirësi gjatë urinimit ose ndjesinë e mungesës së ujit që nuk është aty

– Humbja e ndjeshmërisë gjatë marrëdhënieve seksuale

– Ndjesi shpimi gjilpërash në organet gjenitale

– Humbja e kontrollit të fshikëzës ose zorrëve

– Humbja e fuqisë në këmbët tuaja.

Dhimbja e shpinës mund të jetë një shenjë e një problemi serioz si një kockë e thyer në shpinë, një infeksion, sindromën cauda equina, ku nervat në pjesën e poshtme të shpinës bëhen të kompresuara rëndë, ose kancer.

Gjendja mjekësore që mund të shkaktohet nga dhimbja e kurrizit përfshin një disk të rrëshqitshëm, që mund të shkaktojë dhimbje prapa dhe mpirje, ndjesi shpimi në pjesën e prapme të kraharorit.

Ekspertët thonë se njerëzit me dhimbje në shpinë duhet të qëndrojnë në punë dhe të bëjnë aktivitete normale, dhe të shmangin qëndrimin shtrirë në shtrat.

Studimet shkencore tani tregojnë se zgjatja e pushimit dhe shmangia e aktivitetit për njerëzit me dhimbje në shpinë çon në nivele më të larta dhimbjeje, paaftësi më të madhe, shërim më të dobët dhe mungesë më të gjatë nga puna.

“Megjithatë, qëndrimi sa më aktiv dhe kthimi në të gjitha aktivitetet e zakonshme gradualisht është me të vërtetë i rëndësishëm në ndihmën për rimëkëmbjen. Kjo përfshin qëndrimin në punë, aty ku është e mundur”, thuhet në studim.

Shpërndaje në: