Këto janë shtetet ku më së shumti njerëz vdesin nga kanceri
Shkencëtarët kanë zbuluar se cilat shtete kanë shkallën më të lartë dhe më të ulët të kancerit, dhe në cilat shtete vdesin më së shumti persona nga kjo sëmundje.
Në këtë studim, i cili është i përmasave jashtëzakonisht të mëdha (janë përfshirë 195 shtete), hulumtuesit kanë arritur ta përpilojnë një listë me dhjetë shtete për shtetet me ‘performancën’ më të mirë dhe më të keqe sa i përket 29 llojeve të kancerit
Australia duket ta ketë shkallën më të lartë të përgjithshme të rasteve të reja të kancerit, bazuar nga të dhënat e vitit 2016, ndërkaq në Mongoli vdesin më së shumti njerëz nga kjo sëmundje.
Në anën tjetër, shteti i rrënuar nga lufta, Siria, ka numrin më të vogël të rasteve të reja të kancerit dhe numrin më të ulët të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Kanceri i mushkërisë, zorrëve dhe gjirit janë format më të zakonshme të sëmundjes anë e mbanë botës.
Ekspertët thonë se numri i kacereve që shkaktohen nga faktorët e stilit të jetesës (duhanpirja, kequshqyerja, etj.) është në rritje, por e theksojnë se ka një potencial substancial për parandalimin e tyre.
Kjo është tabela me më së shumti raste të reja të kancerit për çdo 100,000 njerëz gjatë vitit 2016 (në anën e majtë), dhe tabela me numrin më të ulët të rasteve të reja të kancerit për çdo 100,000 persona në vitin 2016 (në anën e djathtë)
Kjo është tabela e shteteve me më së shumti vdekje nga kanceri për çdo 100,000 persona (në anën e majtë), dhe tabela e shteteve me më së paku vdekje për çdo 100,00 persona (në anën e djathtë).