Këto janë shtatë fobitë më të çuditshme që ekzistojnë

Këto janë shtatë fobitë më të çuditshme që ekzistojnë

Të gjithë kanë frikë nga diçka, qoftë merimangë apo kloun. Por, ka të tillë, që frika apo iu vie nga gjëra të pazakonta. Për më keq, kur kjo frikë bëhet fobi.

Dallimi mes frikës dhe fobisë, është se tek jo e fundit, njerëzit shkojnë në përpjekje dëshpëruese, që ta evitojnë përballjen me të.

Këto janë disa nga rastet për të pazakonta dhe të çuditshme të dobive.

Ablutophobia, fobia e të bërit dush

Kjo është një fobi bizare, nga bërja dush dhe pastrimi. Shfaqet në fëmijëri, kur të vegjlit kanë frikë nga uji dhe shapo që hyn në sy. Është interesante, se kjo shfaqet më shumë te vajzat se te meshkujt.

Me rritjen e individit, kjo fobi hiqet, por ka të tillë që e kanë dhe për ta, një dush i ngrohtë është një makth.

Borophobia, frika nga graviteti

Ka dy lloje personash, që vuajnë nga kjo gjendje. Te parët janë ata që mendojnë se gravitetin mund t’i mbysë duke i ngufatu, si dhe grupi tjetër që mendojnë se graviteti mund të zhduket, duke i lënë të shkëputur nga toka, transmeton Telegrafi.

Cherophobia, frika nga lumturia

Kjo fobi i prekë zakonisht njerëzit që kanë përjetuar një gëzim, por më pas janë mërzitur shumë dhe janë dëshpëruar. Tek ata, ndjenja e lumturisë është e shkurtër dhe e frikshme, meqë mendojnë se menjëherë mund të vinë momentet e dëshpërimit.

Gephyrophobia, frika nga urat

Ata që vuajnë nga kjo gjendje, i evitojnë kalimet nëpër ura, duke bërë xhiro të mëdha, vetëm që të mos bien në kontakt me kalimin nëpër këto struktura.

Shumica e tyre frikësohen, se mos ura shembet ndërsa ata kalojnë, por ka të tillë që mendojë se mund të rrëzohen papritmas nga ura.

Globophobia, frika nga balonat

Frika nga balonat ndahet në dy grupe, tek ata që nuk e duan një balon, sepse nuk ju pëlqen dhe të tjerët që frikësohen nga krisma që lëshon balona nëse shpërthehet. Këta njerëz i evitojnë organizimet e ndryshme, ku ka balona, siç janë ditëlindjet apo festimet për fundvit.

Koumpounophobia, frika nga butonat

Është fobi e rrallë, por ja që ekziston. Ata që vuajnë nga kjo gjendje, kanë frikë nga butonat në pajisjet teknologjike, por edhe në rrobe. Nuk dihet se si shkaktohet kjo fobi, por zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, besohet të jetë fajtor. Ka të tillë që frikësohen nga butonat, pasi si fëmijë e kanë përpirë ndonjë pullë.

Turophobia, frika nga djathi

Kjo mund të jetë frika më e çuditshme që ekziston, meqë djathi është gjithkund afër nesh dhe nuk përbën ndonjë rrezik. Megjithatë, ka të tillë që i frikëson djathi. Madje, sipas atyre që e vuajnë këtë fobi, nuk guxojnë as ta shikojnë në dyqan, e as që bëhet fjalë në ju vihet në tavolinë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: