Këto janë shenjat se vaji i veturës tuaj ka nevojë për ndërrim

Këto janë shenjat se vaji i veturës tuaj ka nevojë për ndërrim

Brenda një motori me djegie të brendshme ambienti është goxha i ashpër. Sa herë që punon një piston lirohet nxehtësi, e cila shkakothet nga djegia dhe fërkimi. Papastërtitë nga karburanti dhe ajri po ashtu hyjnë brenda në cilindër, dhe aty përzihen me karbonin. Secila ga këtoe substanca mund të futet në vaj përmes procesit të  fryrjes, sepse unazat e pistonave nuk e mbajnë komorën e radilicës të mbyllur e as të izoluar nga përmbajtja e cilindrit. Fryrja zakonisht shkaktohet nga startimi i motorit të ftohtë.

Dëmet shkaku i ndërrimit të vonuar të vajit

Vaji i ndotur krijon fërkim shtesë, nga i cili gërryhet muri i cilindrit. Me kalimin e kohës, rritja e diametrit të cilindrit, krahas ndonjë mbetje brenda murit të cilindrit, do ta nxis shpimin e atij muri ose të radilicës. Po ashtu, me zmadhimin e grryrjes, rritet edhe fryerja e motorrit. Gjithashtu, vaji i ndotur rrit edhe ngrënien e hallkave të cilindrit, e cila gjë e ulë presionin e vajit.

Shenjat se duhet ta ndërroni vajin menjëherë

Kontrolloni vajin tuaj çdo mjuaj. Niveli i ulët në shipkën e leximit tregon se vaji duhet të plotësohet. Po ashtu, nëse vajit nuk është i pastër dhe me ngjyrë ari, por i turbullt e i errët, duhe ta ndërroni atë. Edhe rritja e shpenzimit të kaburantit tregon se duhet ta ndërroni vajin, sepse vaji i vjetër trashet, e humb viskozitetin dhe aftësinë e lyerjes, që si rezultat e rëndon punën e motorrit dhe ka mundësi të mbinxehet.

Edhe më keq, nëse vetura juaj fillon të trokas dhe të prodhojë tinguj ‘metalik’, atëherë ka gjasa që motori ka shpenzuar vaj dhe sasia e mbetur është tejet e ulët.

Secila nga këto shenja tregon se vaji duhet ndërruar menjëherë

Shpërndaje në: