Këto janë shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për vitamina

Këto janë shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për vitamina

“Me ngrënien e ushqimeve të gatshme, nuk është çudi që në ditët e sotme, të gjithë të kemi mungesë vitaminash, qoftë nga mungesa e ngrënies së tyre, apo edhe mungesa e tretjes si duhet” ka shkruar Dr. Blum, transmeton Telegrafi.

Sinjali i parë i trupit: Të çara në skajet e gojës

Mungesa: Hekur, zink dhe vitaminë B si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Kjo zakonisht ju ndodhë vegjetarianëve.

Shërimi: Hani më shumë mish shpezësh, salmon, tuna, ve, midhje, domate të thara në diell, gjethe zvicerane, susam, kikirik dhe bishtaja.

Sinjali i dytë i trupit: Njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh

Mungesa: Biotin (B7) e njohur si vitamina për flokë. Kur trupi juaj mbledhë vitamina që vinë nga yndyrat (A, D, E, K), nuk mbledhë vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Kjo zakonisht ndodhë tek bodibilderët.

Shërimi: Kërkoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e liron avidinën) salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, ara, mjedra dhe banane.

Sinjali i tretë i trupit: Xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, posaçërisht në faqe, duar, kofshë dhe prapanicë

Mungesa: Acide esenciale yndyrore dhe vitaminën A dhe D.

Shërimi:  Shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni tek shtimi i sardinave dhe salmonit, arave, fara të lirit, kërp dhe chia. Për vitaminën A, kërkoni për fletë të gjelbra, si dhe perime me ngjyrë si karota dhe specat.

Sinjali i katërt i trupit: Ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera

Mungesa: Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.

Shërimi: Kërkoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktopod, midhje, molusqe dhe mish shpezësh.

Sinjali i pestë i trupit: Dhimbje të çmendura muskujsh, sikur therje me thikë në gishta të këmbëve të këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës

Mungesa: Magnez, kalcium dhe kalium.

Shërimi: Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla grejpfrut, brokoli, gjethe të gjelbra si kale, spinaq dhe luleradhiqe. /Telegrafi/

Shpërndaje në: