Këto janë shenjat që tregojnë se nuk je e dashuruar por thjesht e varur nga ai
Ndjen xhelozi
Kur njerëzit janë në lidhje të shëndetshme i besojnë partnerit dhe nuk i japin shumë hapsirë xhelozisë. Nëse nuk mund ta bësh këtë, atherë nuk je e dashuruar, je thjesht e varur emocionalisht.
Ke frikë të ekspozohesh
Në një lidhje të shëndetshme partnerët flasin pa frikë me njëri- tjetrin. Kur gjen njeriun e duhur mund të hapesh në mënyrë të natyrshme. Nëse ke frikë të flasësh me partnerin atherë kjo është shenjë e varësisë emocionale.
Të ndryshosh për të
Të ndryshosh pasionet, muzikën e preferuar si dhe lidhjet me të tjerët për të kënaqur partnerin tregon një nivel të lartë varësie.
Vlera jote varet nga partneri
Një lidhje e shëndetshme kërkon që para se të duam partnerin të duam veten. Kështu që nëse e ul dhe e ngre veten në bazë të asaj që mendon partneri për ty ke probleme të mëdha vetëbesimi dhe duhet të punosh shumë me veten.