Këto janë shenjat e kancerit në mushkëri
Simptomat e kancerit të mushkërive përfshijnë kollitje për një kohë të gjatë dhe humbje të energjisë.
Infeksionet në gjoks dhe kollitja me gjak janë shenja të gjendjes.
45,000 njerëz janë të diagnostifikuar me kancerin e mushkërive në Britaninë e Madhe çdo vit.
Simptomat nuk shfaqen në fillim të gjendjes, por zhvillohen me kalimin e kohës.
Kanceri i mushkërive është një llojet më të zakonshme të kancerit.
Nëse keni kollitje e cila nuk largohet as pas më shumë se tri javësh, ajo mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive, sipas NHS.
Ajo konfirmohet përmes testit të gjakut që mund të tregojë shenjat e tetë llojeve të ndryshme të kancerit, përfshirë edhe atë të mushkërive, transmeton KosovaPress.
Lodhja e vazhdueshme, mungesa e energjisë dhe frymëmarrja e shkurtër po ashtu janë shenja të kancerit të mushkërive.
Simptomat përkeqësohen me zhvillimin e progresit të sëmundjes. Mbi 85 për qind e kancerit të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit, thonë NHS. Pirja e 25 cigareve në ditë rrit rrezikun për 25 herë, në krahasim me jo duhanpirësit.
Ekspozimi ndaj kimikateve të rrezikshme janë po ashtu të rrezikshme, si arseniku, azbesti, kadmiumi dhe beriliumi.
Nëse keni probleme me kollitje për më shumë se tri javë dhe humbje të energjisë rekomandohet që urgjentisht të vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm.