Këto janë produktet që s’duhet t’i konsumoni para gjumit

Se a do të flemë si bebe, apo do të përballemi me insomninë gjatë tërë natës, varet edhe nga ajo se çfarë hamë për darkë.
Nutricionistët thonë se nëse konsumoni ushqime fast-fond, do të keni problem të flini mirë natën
Po ashtu, konsumimi i verës para se të flini në gjumë, do të bëjë që të zgjoheni disa herë gjatë natës.
Pula po ashtu është problematike nëse e hani para se të flini. Ky lloj mishi përmban sasi të madhe të proteinave që e ngadalësojnë tretjen për 50%. Kështu që në vend që të flini, trupi juaj do të jetë duke djegur gjithçka që ka konsumuar.
Erëzat pikante, s’duhet t’i shtohen ushqimit asnjëherë para se të flini në rast se dëshironi të keni gjumë të qetë.