Këto janë pjesët e trupit që nuk duhen larë shumë shpesh

Këto janë pjesët e trupit që nuk duhen larë shumë shpesh

Ju do të shikoni dhe ndjeheni më mirë nëse i lani këto pjesë më rrallë (ose kurrë!).

Disa pjesët të trupit nuk duhet të jenë të pastra me patjetër. Ju do të shikoni dhe ndjeheni më mirë nëse i lani këto pjesë më rrallë (ose kurrë!).

Veshët: Dylli në të vërtetë pastron veshët tuaj duke mbledhur mbeturinat. Gërmimi i tij me shkopinjtë e veshëve do ta lënë veshin të pambrojtur thotë Otorinologu Dr. Erich Voigt, i Qendrës Mjekësore Langone. Nëse vendosni ta pastroni veshin me shkopinjtë që shiten për pastrimin e tyre, ju do të shtyni dyllin në më tej dhe do e parandaloni që ai të rrjedh natyrshëm.

Fytyra: duhet larë dy herë në ditë, por një pastrim i thellë nuk duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj të përditshëm, thotë dermatolog Jody Levine, i kirurgjisë dhe dermatologjisë plastike të NYC. Pastrimi i thellë mund të jetë po aq i dëmshme sa përdorimi i llojit të gabuar të produktit, pasi ai mund të heqë nga lëkura juaj vajrat natyrore dhe të shkaktojë çrregullime.

Hunda: Ne nuk do të ndalonim kurrë që të pastronit një hundë kur jeni me grip, por ka arsye të mirë për të ndaluar pastrimin e tepërt të saj. Futja e gishtave në hundë mund të krijojë gërvishtje të vogla të cilat e dëmtojnë atë. Në fakt mund dhe të rrisni çrregullimin dhe acarimin brenda saj.

Pjesët intime: Një erë e çuditshme në zonën tuaj intime nuk do të thotë që ju keni higjienë të dobët dhe duhet të përdorni shampo për tu larë . Por mundet që një infeksion si vaginoza bakteriale mund të shkaktojë aromën e keqe dhe larja me esenca krijon çrregullime të shumta.

Shpërndaje në: