Këto janë pesë simptomat e kancerit të veshkave që duhet kushtuar kujdes

Këto janë pesë simptomat e kancerit të veshkave që duhet kushtuar kujdes

 

Për të njohur shenjat e kancerit në veshka, shikoni nëse manifestohen disa nga simptomat e mëposhtme, të cilat i sjellë portali Curejoy.

Këto janë simptomat e kancerit të veshkave ndaj të cilave duhet pasur kujdes:

Urina merr ngjyrë të kuqe

Shenja e parë e karcinomit në veshka është gjetja e gjakut në traktin urinar që do të bëjë urinën tuaj të errët ose me nuancë të kuqe.

Dhimbje në shpinë

Çdo formë e dhimbjes në shpinë mund të jetë shenjë e kancerit në veshka. Kjo do të thotë se veshkat janë rritur ose shtypin organet fqinje dhe shkaktojnë dhimbje.

Lodhja kronike

Lodhja konstante, mungesa e vullnetit dhe ndjenja e humbjes së energjisë po ashtu janë të lidhura me kancerin e veshkave. Këto simptoma ndërlidhen me një numër të madh të sëmundjeve dhe nuk do të thotë menjëherë se gjendja është alarmante.

Nëse kjo simptomë nuk kalon, atëherë duhet vizituar mjekun.

Humbja e peshës

Dëmtimi i veshkave manifestohet edhe me humbjen e apetit gjë e cila çon deri te humbja në peshë.

Analizat e këqija të gjakut

Tumoret mund të çojnë deri te debalanca e elektroliteve dhe kalciumit në organizëm, anemisë dhe problemeve tjera të lidhura me gjakun.

 

Shpërndaje në: