Këto janë përfitimet që mund të kemi nga uji i orizit
Uji i orizit ka disa efekte pozitive në shëndet dhe në lëkurë. Ai mund të përftohet nga zierja e orizit për disa minuta dhe më pas kullimi i tij. Lëngun e orizit mund ta rani në një shishe qelqi në frigorifer. Gjatë proçesit të zierjes orizi lëshon përqëndrime të larta të vitaminave B, acidit folik dhe antioksidantëve, prandaj uji i orizit është kaq i dobishëm.
Ja përdorimet e ujit të orizit:
Trajtues për flokët:për flokë të fortë, të shëndritshëm dhe plot shkëlqim përdorni ujë orizi në vend të balsamit. Pasi të keni larë kokën, shpëlajeni atë me ujë orizi.
Tonik për fytyrën:përbërësit aktiv që gjenden në ujin e orizit zvogëlojnë madhësinë e poreve, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndriçojnë lëkurën. Uji i orizit parandalon shfaqjen e puçrave gjithashtu.
Ndalon diarrenë: mineralet e gjendura në oriz trajtojnë simptomat e diarresë. Në një gotë me ujë orizi shtoni një majë luge kripë dhe pijeni 2 herë në ditë.
Rrit energjinë: uji i orizit i jep trupit 8 aminoacidet më esenciale që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe rritjen e energjisë. Pini 1 gotë ujë orizi para aktivitetit fizik dhe do të ndiheni më me energji.
Trajton ekzemën: shpëlani zonat e lëkurës me ekzemë dhe uji i orizit do të lehtësojë kruarjet, acarimet dhe thatësinë e lëkurës.