Këto janë përfitimet nëse merrni vaj peshku dhe magnez së bashku
Vaji i peshkut dhe magnezi janë dy suplemente të njohura që përdoren për një sërë arsyesh.
Vaji i peshkut është i dobishëm në sigurimin e energjisë, si dhe për të ndihmuar në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe sistemit imunitar.
Derisa, magnezi përdoret në shumë procese të rëndësishme të trupit, duke përfshirë menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe funksionin e muskujve dhe nervave.
Marrja e vajit të peshkut dhe magnezit së bashku mund të jetë e dobishme për njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës dhe trurit.
Meqenëse vaji i peshkut ndihmon në uljen e niveleve të triglicerideve dhe grumbullimit të pllakave, suplementi mund të përmirësojë rrjedhën e përgjithshme të gjakut dhe të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, shkruan Health.com, përcjell Klankosova.tv
Vaji i peshkut dhe magnezi janë treguar gjithashtu se përmirësojnë shëndetin mendor. Prandaj, marrja e të dy suplementeve mund të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit me ankth ose depresion.