Këto janë pasojat e çrregullimeve hormonale!

Periskopi.com Zoya

Ndjeheni të fryera, të acaruara, apo thjeshtë jo në formë të mirë?

Shkaku mund të jetë një çekuilibër i hormoneve tuaja.

Hormonet janë substanca kimike të cilat ndikojnë në funksionin e qelizave dhe organizmit.

Është normale që nivelet e tyre të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jëtes suaj, si p.sh., para ciklit menstrual ose gjatë një shtatzanie apo në menopauzë.

Por, ka disa situata shëndetsore të cilat mund të reflektojnë në një çrregullim hormonal duke i bërë ato të shkojnë lartë apo poshtë.

Çrregullime të ciklit
Çrregullimi i ciklit menstrual, ardhja e tyre me vonesë apo mungesa për disa muaj, mund të tregojë problem te mangësisë së disa hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni.

Kur ky fenomen shfaqet neë moshën 40-50 vjeçare, mund të jetë tregues i afrimit te menopauzës.

Mungesa e ciklit mund të jetë gjithashtu tregues i polikistitit oval, prandaj në këtë rast duhet te këshilloheni me mjekun gjinekolog.

Probleme me gjumin
Nëse keni problem pagjumësie apo nuk bëni gjumë të mirë natën, shkaktar mund të jetë nivel i ulet i progesteronit.

Kur estrogjeni prodhohet me pakicë mund të shkaktoj afshe dhe djersitje gjatë natës. Në të dyja rastet, rezultati është një gjumë jo shplodhës.

Akne
Një shpërthim përpara apo gjatë ciklit tuaj është normal. Por akne e cila nuk largohet mund të jetë reflektim i një problemi hormonal.

Nëse trupi juaj prodhon me shumicë “androgjenë” (hormone mashkullore), mund të ngacmoj gjëndrat yndyrore të punojnë më shumë.

Androgjenët ndikojnë gjithashtu në qelizat e lëkurës, në folikulat e qimeve, dhe mbylljen e poreve duke shkaktuar akne.

Humbje e shkathtësisë mendore
Shkenca nuk është e qartë se si hormonet ndikojnë në trurin e femrës, por dihet se problemet e estrogjenit dhe progjesteronit shkaktojnë turbullim dhe humbje te memories, vështirësi në përqendrim dhe në kthjelltësi.

Ulja e zhdërvjelltësisë mendore dhe humbja e memories mund të lidhen edhe me çrregullime të hormoneve të tjera si asaj të tiroides.

Fryrja e barkut
Aparati ynë tretës është plot me receptorë të cilët “komunikojnë” me estrogjenin dhe progjesteronin.

Si pasojë, një ulje e prodhimit të këtyre hormoneve ndikon ndjeshëm në tretjen e ushqimit. Kjo është arsyeja perse përpara ciklit mund te keni diarre, përzierje stomaku, apo dhimbje barku. Nëse problemet e tretjes janë të vazhdueshme dhe shoqërohen me akne dhe lodhje, hormonet tuaja mund te jene te “fikura”.

Lodhje e vazhdueshme
Nëse ndjeheni e lodhur në pjesën më të madhe të kohës pa ndonjë arsye konkrete, ka shumë mundësi që të keni çrregullim hormonal. Lodhja kronike është një ndër shenjat më konkrete të problemeve hormonale.

Nëse tiroidja juaj nuk funksionon siç duhet, ju mund teë ndjeheni të pafuqishme dhe pa energji.

Luhatje humori
Ekspertët mendojnë se luhatjet e humorit mund të jenë pasojë e luhatjeve hormonale. Estrogjeni është një hormon që ndikon drejtpërdrejte në neurotransmetuesin – seroatoninë, e cila është përgjegjëse për gjendjen tonë shpirtërore. Por ka edhe hormone të tjera që lidhen me humorin si p.sh., kortizoli.

Dhimbje koke
Shumë faktorë mund te jene shkaktarë për dhimbjet e kokës por edhe estrogjeni luan nje rol të ndjeshëm. Kjo është arsyeja përse dhimbjet e kokës shfaqen më shumë përpara ciklit.

Dhimbje koke në periudha fikse gjatë muajit mundet të lidhen pikërisht me rënie të estrogjenit.

Tharje vagjinale
Estrogjeni luan rol në hidratimin e mureve vagjinale. Një rënie në nivelin e tij mund të shkaktoj tharje dhe diskomfort.

Nëse ky fenomen zgjat dhe behet i vazhdueshëm duhet të këshilloheni me gjinekologun tuaj.

Ndryshime te gjoksit
Ulje – ngritjet e estrogjenit mund të ndikojnë në ulje – ngritje të indit që formon gjoksin e femrës.

Kur estrogjeni është i lartë, mund të shkaktojë edhe ciste apo masa të forta tek gjinjtë. Ne këto raste është mirë të këshilloheni me mjekun.

Oreks dhe shtim në peshë
Një rënie në nivelet e estrogjenit shkakton rënie në gjendjen e humorit dhe dëshira për të ngrëne rritet.

Kjo është një nga arsyet perse femrat fillojnë të shtojnë në peshë kur kanë probleme hormonale.

Niveli i ulët i estrogjenit ndikon gjithashtu në uljen e hormonit të quajtur ”leptin” që kontrollon urinë.

Shpërndaje në: