Këto janë pamjet nga ndeshja Llapi – Feronikeli që mediat franceze shkruajnë së është kurdisur vitin e kaluar
Pamje nga ndeshja Llapi – Feronikeli, që sipas mediave franceze është kurdisur vitin e kaluar.
Llapi është skuadra e akuzuar nga mediat e ndryshme franceze për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.
Gjithnjë sipas mediumeve në Francë bëhet fjalë për katër ndeshje të kurdisura, derisa njëra nga to është përmendur dhe ajo është Llapi – Feronikeli në kuadër të xhiros së 21-të në edicionin e kaluar në Superligë.
Në atë kohë Llapi fitonte 4-2, në një ndeshje që dominuan plotësisht në 45 minutat e para duke shënuar katër gola derisa në fund të ndeshjes u pranuan dy sosh, në një ndeshje ku Feronikeli luante me juniorë.
Gjithsesi këto janë vetëm akuza njëherë dhe mbetet të shihet nëse do të reagoj hetuesia kosovare apo FFK, edhe pse Llapi ka reaguar duke mohuar akuzat e mediumeve franceze.
Kujtojmë që në Francë janë arrestuar nëntë persona nga një hetim që zgjati një vit pasi ishin fituar mbi 360 mijë euro nga katër ndeshjet e Llapit.