Këto janë orët që një grua duhet të flejë për të shmangur kancerin e gjirit
Duhet të dini se fjetja shumë-ose shumë pak-mund të dëmtojë shëndetin tuaj në mënyra të shumta.
Shtimi në peshë, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe çështjet e shëndetit mendor si depresioni kanë qenë të lidhur me gjumin e pakët. Tani duket se sipas një studimi nga Universiteti i Bristolit në Angli këto orë të pakta të gjumit ndikojnë në formimin e kancerit të gjirit.
Besoni apo jo, ka shënja gjenetike që tregojnë nëse keni pagjumësi, mbingarkesë, dhe nëse keni gjasa të jeni dikush që zgjoheni pa lindur dielli ose një “buf” nate. Nga rezultatet e studimit doli që gratë që e duan zgjimin e shpejtë, kishin të ngjarë të prekeshin nga kanceri i gjirit krahasuar me gratë që qëndronin zgjuar deri në orët e vona.
Studimi gjithashtu tregon që rreziku i një gruaje për sëmundjen u rrit me 20 përqind për çdo orë shtesë që fjeti përtej orëve të rekomanduara të cilat janë tetë.