Këto janë luhatjet në tabelën e Superligës pas xhiros së 23’të
Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 23’të në superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva e ka mposhtuar skuadrën e Feronikelit me rezultatin final në 6:1, duke treguar një dominim të plotë ndaj niklit në pjesën e dytë të takimit, shkruan Periskopi.
Ndërsa ndeshje e dytë dhe ajo më e rëndësishmja e kësaj dite ishte dueli Dukagjini – Prishtina, takim ky që u zhvillua në Klinë.
Duke e parë formën e dobët të Prishtinës në xhirot e fundit dhe probleme me financat, Dukagjini triumfoi me rezultatin final në 2:1.
Me këto rezultatet ndryshuan edhe rënditjet në tabelë, ku aktualisht Prishtina ndodhet në vendin e gjashtë me 26 pikë, e Dukagjini në të tetin me 24 pikë.
Kurse, Malisheva ngritet në vendin e shtatë me 26 pikë, ndërsa Nikli në vendin e fundit me vetëm 11 sosh.
Më poshtë tabelën dhe ndryshimet: